Fama që i dha programi ka bërë që edhe Ana Kauri ashtu si dhe konkurrentët tjerë të shndërrohen në persona shumë të ndjekur në rrjetet sociale.
Krahas dashurisë dhe mbështetjes së vazhdueshme që merr, nuk mungojnë edhe të tillët me komente negative madje edhe ofendime.
Mesazhet dhe komentet e tilla e kanë revoltuar ish-konkurrenten, e cila ka marrë një vendim.
Bukuroshja brune ka publikuar një reagim në InstaStory ku përmes një videoje paralajmëron se nuk do lejojë më asnjë koment negativ te profili i saj.
“Nuk e di ku e gjeni të gjithë këtë mllef të madh që keni, por pa e njohur një njeri aspak personalisht komentoni negativisht duke ofenduar. Kam vendosur që nga ky moment të mos lejoj asnjë koment negativ përveç kritikave, të cilat i pranoj, por komente negative nuk lejoj asnjë më në profilin tim! Mllefin që keni, energjinë negative që keni shkoni shfryjeni ku të doni ju, por te profili im jo më!”, thotë ajo.
Ndryshe në disa dalje televizive së fundmi Ana ka deklaruar se po jeton një histori të bukur dashurie dhe se nuk do ta bëjë publike, të paktën jo njëherë.