Në puntatën e “Përputhen” Samiu deklaroi se ka marrë një vendim në lidhje me qëndrimin e tij në program, mirëpo nuk e bëri të ditur.
“Kam marrë një vendim të bukur. Ta them tani? Jo, nuk po e them. Nuk është momenti i duhur”, u shpreh konkurrenti. Ai ia tha vetëm moderatores Bora Zemani në vesh.
“E sigurt është që kërkon shumë diskutim, prandaj tani nuk mund të thuhet”, shtoi Bora. Të gjithë janë të sigurt se Samiu ka vendosur të deklarohet për Efin.