Shakira është në telashe të mëdha.
Këngëtarja e njohur rrezikon burgun pasi akuzohet për 6 vepra penale dhe mund të përballet me një proces të gjatë gjyqësor në Spanjë pasi akuzohet se nuk ka paguar taksat që arrijnë një vlerë prej 13 milionë funtesh (15.2 milionë euro).
Nëse këto akuza vërtetohen artistja mund të dënohet me burg.
Prokurorët pretendojnë se Shakira ndërpreu pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014.
Mirëpo ajo ka thënë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës, ku shkonte vetëm përkohësisht dhe thuhet se Shakira ka në plan të apelojë në Gjykatën e Barcelonës.