Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur por fansat e Loredanës janë tepër të shqetësuar për të.
Reperja është zhdukur nga rrjetet sociale.
Ajo ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, pa bërë asnjë lajmërim paraprak dhe të gjithë po mendojnë se çfarë mund ta ketë shtyrë atë drejt këtij vendimi drastik.
Por si duket Lordana vendosi të reagojë nëpërmjet llogarisë së Instagramit të vajzës së saj, Hana-s.
Ato shihen të shtrira pranë njëra-tjetrës, duke na dhuruar foton më të bukur të mbrëmjes, teksa e ka shoqëruar atë me vendodhjen “Parajsë”, duke nënkuptuar se kështu ndihet kur ndodhet pranë Hanës.
Por arsyja pse Loredana vendosi të marrë vendimin e papritur ende nuk dihet, por me siguri do e mësojmë së shpejti.