Një nga personazhet publike më të njohura në botë, Kylie Jenner, i ka “surprizuar” të gjithë së fundmi.
Ylli televiziv shfaqet gjithmonë e kuruar në publik apo në rrjetet sociale. Ajo ka qëndruar në heshtje sa herë është akuzuar për ndërhyrjet estetikë në fytyrë. Por së fundmi ajo ka vendosur që ta thyej këtë heshtje dhe të pranojë publikisht se ka fryrë buzë buzët kur ka qenë 17 vjeçe.
Gjatë shfaqjes së “Keeping Up With the Kardashians”, 23-vjeçarja vendosi që të rrëfente disa të pathëna më parë. Duke folur për Andy Cohen, ajo tregoi edhe arsyen se kishte marrë atë vendim.
Motra e Kim Kardashian zbulon se historia nis me puthjen. |Dashuria ime për grimin filloi me pasigurinë time ndaj buzëve. Dhe nuk e kam menduar kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para. Kur u putha me një djalë më tha: Oh zot, ti puth kaq mirë, por ke buzë kaq të vogla. Dhe nga ajo herë, nuk u ndjeva mirë me veten. Vetëm një djalë që të pëlqen ta thotë këtë, dhe thjesht ndikoi vërtetë tek unë. Nuk ndihesha e dëshiruar dhe e bukur. Doja vërtetë buzë më të mëdha. Përdorja laps, por sidoqoftë e ndjeja se nuk dukesha bukur as ashtu. Më në fund e mendova dhe përfundova duke i bërë!
Kylie filloi të dukej ndryshe në vitin 2014, kur ishte në moshën 17 vjeç. Ndërsa vitet e fundit ajo ka kryer edhe ndërhyrje të tjera me fillers/mbushësh në fytyrë. 23-vjeçarja thuhet të ketë bërë një operacion edhe në hundë, por këtë të fundit e ka mohuar. Ndoshta në një moment tjetër do vendosë të flasë edhe për këtë.