INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’nuk thanë për Beatrix pas daljes, tani Fifi bën këtë deklaratë: 'Si për Trixën, dhe për Borën…'

Ç’nuk thanë për Beatrix pas daljes, tani Fifi bën këtë deklaratë: 'Si për Trixën, dhe për Borën…'

Publikuar më: 17:27 25-01-2022

Beatrix Ramosaj është e eleminuara e fundit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.

Siç e do zakoni të larguarit të dielave paraqiten në Fan Club ku diskutohen ngjarjet mbi programin por kjo nuk ndodhi në rastin e Trixës.

.Këngëtarja nuk ishte e pranishme pasi si duket ka nevojë të qetësohet pas eksperiencës në reality show.

Për gjendjen e saj të rënduar emocionale foli edhe prezantuesja Dojna Mema, e cila kishte kontaktuar një ditë më parë me të.

“Ne kemi folur dje me Trixën, e cila është në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e Fan Club-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën deri në momentin që ajo të ndihet gati, tha Dojna.

Shumë e kanë përkrahur këngëtaren pas daljes, por ishin komentet negative ato që ishin më shumë në mase. E për këtë edhe Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka dy fjalë për të thënë.

Ndërkohë së fundmi, në një live, Fifi ka thënë edhe një herë që nuk është mirë të ketë kaq shumë mllef për një femër, qoftë për Trixën, ashtu edhe për Borën.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, ka thënë Fifi.

 

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021