Lidhja e Morena Tarakut me miliarderin Iranian, Sasha Sobhani bëri aq zhurmë sa edhe ndarja e tyre. Dyshja nuk u nda aspak mirë sepse më pas nuk i kursenin ironitë ndaj njëri-tjetrit nëpër postime. Së fundmi Sashan e kemi parë në Shqipëri dhe u ka treguar ndjekësve të tij simpatinë për këngëtaret e njohura shqiptare si Tayna dhe Dhurata Dora.
Ai ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri dhe madje ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të këtu në një nga klubet e natës në Tiranë, ku është argëtuar nën muzikën e këngëtares Dafina Zeqiri.
Këto momente gëzimi Sasha i ka ndarë edhe me ndjekësit e tij të shumtë në Instagram.