Edhe pse jo zyrtare po dalin jashtë dyerve të presidencës lajmet e para në lidhje me atë ç’ka po bisedohet brenda. Oferta që po i bëhet Bashës flitet se është e ngjashme me atë që McAlister bëri në Tiranë dhe që Daul e përsëriti edhe mbrëmë në deklaratën e tij pas videokonferencës me PD. Pra që opozitës t'i jepen 4 ministra dhe kreu i KQZ-së.
Ndërkohë bëhet e ditur se dhe data e zgjedhjeve po diskutohet, që ato të mbahen në muajin korrik.
Po negociatorët ndërkombëtarë që në fakt “dështuan” për të bërë bashkë Ramën dhe Bashën mendojnë se mund të shkohet në zgjedhje jo me 4, por 6 ministra të propozuar nga PD.