INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po na ndodh? Që nga koha e Zogut, numri i lindjeve më keq se kurrë

Ç'po na ndodh? Që nga koha e Zogut, numri i lindjeve më keq se kurrë

Publikuar më: 08:31 15-05-2018

Shtesa e natyrore apo siç njihen ndryshe lindjet për herë të parë kanë hyrë në territor negativ të paktën që nga viti 1923 kur u bë censusi i parë zyrtarë i popullsisë, në kohën e Mbretit Zog.

Që nga ajo kohë popullsia Shqipërisë ka njohur vetëm rritje duke mos u ndalur edhe në kohën e luftës së dytë botërore, për të ndryshuar vetëm këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë tre muajve të parë të vitit 2018, për herë të parë vdekjet ishin me shumë se lindjet. Nga janari në mars lindën 5.669 persona dhe vdiqën 5.954, duke bërë që ata që u ndanë nga jeta të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave që erdhën në jetë.
Këtë problem të madh e parashikuan dhe projeksionet e popullsisë 2011-2031, ku sipas skenarit të mesëm pritej, që shtesa natyre e popullsisë të ishte në nivel negativ në vitin 2023, ndërsa varianti optimist parashikonte që shtesa natyrore të ishte negative në vitin 2028. Po me sa kuptohet ka nisur shumë më herët që në vitin 2018. Po nëse këtu shtohet dhe emigracioni, pasi tre vitet e fundit është kthyer dhe fenomeni i eksodit, me mijra shqiptarë janë larguar, nga Gjermania deri në Amerikën e largët kuptohet që popullsia shqiptare po tkurret shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326