INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh? Aeroporti i Rinasit nuk ''lë të hipin'' në avionë 1.700 persona

Ç’po ndodh? Aeroporti i Rinasit nuk ''lë të hipin'' në avionë 1.700 persona

Publikuar më: 15:47 30-11-2018

Aeroporti “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore e kalimit kufitar nga ku shqiptarët udhëtojnë në zonën Shengen. Por, në 10 muajt e këtij viti është dyfishuar numri i qytetarëve që janë refuzuar në dalje për shkak se nuk plotësonin kushtet dhe dyshohet se do të kërkonin azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas TCH , vetëm në Rinas, në vitin 2017, numri i qytetarëve që nuk u lejuan të udhëtonin ishte 939, ndërsa për vitin 2018 ende pa u mbyllur viti, statistikat flasin për rreth 1700 shtetas të refuzuar.
Prej më shumë se një viti në aeroport masat për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit monitorohen herë pas here edhe nga oficerë të Frontex, agjencisë europiane për kontrollin kufitar.
Sipas burimeve policore, qytetarëve që u është refuzuar udhëtimi, kanë paraqitur mangësi me adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit, ftesën e pritësit, biletën e kthimit, si dhe mbulimin financiar për periudhën e qëndrimit.
Rritje e numrit të refuzimeve raportohet edhe në pika të tjera të kalimit kufitar si në Durrës apo Vlorë, por edhe ato tokësore. Po ashtu gjatë 10 muajve të këtij viti rreth 7500 shtetas shqiptarë janë kthyer në vend si të deportuar pasi në vendet e BE-së iu është refuzar statusi azilantit ose kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në zonën Shengen.
Sipas autoriteteve, masat në kufi kanë ulur ndjeshëm numin e kërkesave për azil, ndërsa vendet e BE-së e klasifikojnë Shqipërinë një vend të sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754