Ledjana Prenga zbuloi pak ditë më parë se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”. ajo tregoi se ky vendim nuk kishte të bënte aspak me Mevlanin dhe as për faktin se ka gënjyer.
“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkruante Ledjana në postimin e saj.
Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani po e vazhdojnë jashtë njohjen e tyre. Së fundmi, Arjan Konomi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë dyshes.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, në 9 muaj në “Përputhen”, shumë njerëz më kanë plasur shpirtin, ama për dy veta më ka plasur edhe zemra. Do thoni ju kush janë këta? Ja i kam këtu pranë”, është shprehur opinionisti në video, ku Ledjana dhe Mevlani shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Edhe pse u largua se nuk deshi një takim romantik, Ledjana nuk ngurron te pozojë mbi prehrin e Mevlos në postimet e Arjanit.