Pasi konfirmuan ndarjen e hodhën kunja drejtuar njëri-tjetrit duket se Atdheu dhe Sara janë ribashkuar.
Ka qenë Arjan Konomi ai që ka publikuar një video bashkë me dy ish-konkurrentët në një club ku Sara duket shumë e lumtur.
“Më shkoj jeta duke bërë punë sociale” ka shkruar opinionisti i njohur duke etiketuar të dy dhe zbuluar se ka qenë ai që ka arritur të ribashkojë çiftin simpatik.
Ish-konkurrentët e “Për’puthen” si duket vazhdojnë të kenë nevojë për ndërhyrjen e Arjanit dhe këshillat e tij edhe pas përfundimit të programit.
Kujtojmë se Atdheu pas konfirmimit të ndarjes kishte hedh akuza kundrejt Andit, me të cilin kishte raporte shumë të mira brenda por edhe jasht programit.
A do të arrij Arjani të rregullojë raportet edhe mes dy ish-shokëve mbetet të shihet.