INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me arsimin? Në Shqipëri ka ende studentë që s’dinë të shkruajnë[VIDEO]

Publikuar më: 15:24 28-08-2018

Cilësia e mësimdhënies në shkollat shqiptarë lë për të dëshiruar. E kjo kuptohet lehtësisht nëse takon profestorë të universiteteve që sugjerojnë që koefiçientët e pranimit në universitete apo siç njihet rëndomtë pragu i pikëve duhet të rritet më shumë, pasi në shkollat e larta po shkojnë dhe maturantë që nuk dinë të shkruajnë. Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Sociale, Edlira Haxhymeri tregon raste konkrete gjatë një interviste për IN News.
“Duhet të vijë duke u rritur pragu i pranimeve në universitete. Duhet të marrë fund koha e studentëve që nuk dinë të shkruajnë. Kam disa raste, unë i penalizojë nëse nuk venë ë apo presjen. Kjo tregon që cilësia e punës në arsimin parauniversitar lë për të dëshiruar,” tha Haxhiymeri për IN News.
Profesoresha ka dhe një kritikë për ndryshimet që ka pësuar thuajse çdo vit matura shtetërore.
“Vendosja e fëmijëve në situata të papritura nuk i vlen rritjes së cilësisë. Duhet t'i japim fund eksperimenteve me arsimin,” sugjeron Haxhiymeri.

Article Logic
Execution time: 0.0049581527709961