INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me bizneset? Mijëra shkelje për 4 muaj, disa biznesmenë në burg...[VIDEO]

Publikuar më: 10:22 23-05-2018

Hetimi tatimor ka kryer qindra inspektime në 4 muajt e parë të këtij viti dhe shkeljet e konstatuara rezultojnë me mijëra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton se bizneset kanë kryer mbi 2 mijë shkelje. Gjithësej janë kontrolluar 12.671 subjekte tregtare, nga të cilat 2.035 ose 16 % e  bizneseve kanë rezultuar me shkelje në vlerën mbi 50 milionë lekë. Numri më i lartë i penaliteteve ka qenë për mallra të pa shoqëruara me faturë tatimore në 923 raste, që zënë rreth 45% ndaj totalit. Për moslëshim kuponi, janë penalizuar 276 subjekte tregtare, 116 biznese s’kanë patur licencë dhe 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30 ditë. Gjithashtu puna në të zezë vijon në vendin tonë. Hetimi tatimor ka zbuluar se 174 biznese nuk deklaronin numrin e saktë të punonjësve. Këto biznese janë gjobitur dhe detyruar që të deklarojnë punonjësit pranë tatimeve. Shumë shkelje kanë qënë të rënda dhe për këtë arsye ato i kanë kaluar organeve hetimore. Gjatë muajve Janar – Prill janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore të qyteteteve të ndryshme të vendit 67 subjekte tregtare, për 7 vepra penale me 85 autorë. 12 biznemenë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545