INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me bizneset? Vetëm në qershor 1.300 në status pasiv...[VIDEO]

Publikuar më: 09:40 05-07-2018

Bizneset janë në rënie të vazhdueshme. Problemet e ndryshme nga mungesa e tregut të shitjeve deri tek taksat e larta kanë detyrura, që afro 1.300 të tilla të mbyllin aktivitetin dhe të kthehen në status pasiv. E kjo vetëm për muajin qershor. 

Alarmant është fakti që krahasuar me të njëjtin muaj të një vit më parë, numri i bizneseve, që kanë kaluar në pasiv është thuajse dyfishuar. Edhe pse qershori shënon fillimin e sezonit turistik dhe shumë biznese duhet të punonin më shumë këtë muaj ka ndodhur e kundërta.

Madje është muaji i parë, që prej 2013 që në një muaj mbyllen kaq shumë sipërmarrje. Mësohet se shumica janë biznese të vogla apo siç njihen ndryshe familjare.
Në total gjashtë mujori i pari i vitit 2018 shënoi 7.058 biznese, që kaluan në statusin pasiv, nga 4.732, që ishin në gjashtë muajt e parë të vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881