INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me cilësinë e teksteve shkollore? Kritika e fortë e mësueses [FOTO]

Ç’po ndodh me cilësinë e teksteve shkollore? Kritika e fortë e mësueses [FOTO]

Publikuar më: 09:48 02-09-2016

Lindita Murthi është një mësuese në një shkollë në kryeqytet që ka ngritur një shqetësim që do të trazojë të gjitha familjet shqiptare që kanë fëmijë në shkolla. Ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka nisur Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, (të cilën kuptohet se duhet ta ketë patur kolege kur Nikolla ishte arsimtare) një analizë të detajuar në lidhje me cilësinë e teksteve shkollore të dixhitalizuara.
Murthi ja thotë troç se Lindita Nikolla duhet të gjejë kohë dhe të shohë nga afër, se ç'po bëhet me librin e nxënësit për Gjuhën shqipe të klasësë së 10.
Ajo thotë se që në nisje proçesi nuk ishte korrekt, mes tre shtëpive botuese vetëm për hir të ngutjes u zgjodh një prej tyre vetëm për dy ditë në një kohë që me shumë të ngjarë askush s’ka patur kohë të mjaftueshme për të parë përmbajtjen e tyre.
Mësuesja shton se teksti "fitues" i dixhitalizuar nuk mbulon programin e miratuar nga Ministria, kështu që mësuesit do të detyrohen të marrin “hua” dhe tekstet nga shtëpi të tjera botuese.
Me konkretisht mësuesja Lindita Murthi e thotë qartë se gjithë proçesi për të dixhitalizuar me vrap literaturën shkollore nuk ka asnjë vlerë në një kohë kur cilësia çedon. E sipas saj mësuesit e nxënësit duhet të shpenzojnë individualisht para për të blerë libra cilësor me para nën dorë.
“Këto janë disa arsye që më detyrojnë mua të ju lutem që të mos lejoni të merren në qafë një brez i tërë apo një pjesë të tij duke iu imponuar shkollave të vendit "tekste digjitale". Që nuk meritojnë të jenë të emërtuara digjitale,” – shkruan mësuesja.
Mësuesja e mbyll kërkesën e saj me një thirrje të fortë për Ministren Nikolla: “Për hir të Zotit zonja Nikolla Lindita veproni!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0032968521118164