INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me energjinë? Ulet prodhimi, rritet konsumi

Ç’po ndodh me energjinë? Ulet prodhimi, rritet konsumi

Publikuar më: 09:46 21-08-2017

Mungesa e rreshjeve këto muaj ka bërë që prodhimi vendas i energjisë të ulet ndjeshëm. Madje gjykohet se është nën mesataren historike.
Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, prodhimi i energjisë në katërmujorin e parë të vitit 2017 ka rënë me 20%. Nga 2,6 mln MW/h që u prodhuan vitin e kaluar gjatë janar-prill 2016, në të njëjtën periudhë të këtij viti u prodhuan 2,1 milionë MW/h ose 537 MW/h më pak. Por situata është përkeqësuar edhe më shumë në katër mujorin e dytë pasi prodhimi i brendshëm është ulur edhe me tej nga rënia e rezervave ujore në basene, teksa konsumi është rritur prej motit të nxehtë.
Katërmujori shënoi një rritje vjetore të paktën me 14% të konsumit të energjisë, për shkak të rritjes së konsumit në kategorinë e bizneseve. Energjia elektrike përveçse ne rëndësinë që ka në jetën e përditshme si një mall konsumi i domosdoshëm është një tregues me ndjeshmëri të lartë në parametrat makroekonomik. Mungesa e prodhimit vendas dhe zëvendësimi me importe gjatë kësaj vere i ka shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes rreth 55 milionë euro shpenzime. Teksa qeveria ndryshoi me urgjencë buxhetin e 2017 për të alokuar një shumë prej 3 miliardë eurosh për importin e energjisë gjatë muajit shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719