INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me inflacionin dhe në maj u rrit sërish?

Ç’po ndodh me inflacionin dhe në maj u rrit sërish?

Publikuar më: 12:17 10-06-2019

Edhe pse institucionet shtetërore raportojnë për rritje të numrit të të punësuarve, por dhe rrogat për disa kategori punonjësish u rritën në muajin maj inflacioni në vend të ulej u rrit sërish.
Pra të ardhurat më të larta për familjet shqiptare nuk po e ndihmojnë konsumin. Sipas të dhënave të INSTAT inflacionin në muajin maj shënoi një rritje 1.5% në krahasim me një vit më parë. Kjo rritja është sa gjysma e objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë për këtë tregues.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2019, krahasuar me prill 2019, është –1.0%. Ndërsa rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1.17% e ndjekur nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.24%.
Gjithashtu kanë ndikuar dhe çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Inflacioni përgjatë 5 muajve të parë të vitit nuk është rritur më shumë se 1.5%. Banka e Shqipërisë argumentoi pak ditë më parë se në këndvështrimin makroekonomik, ngadalësimi i inflacionit pasqyroi përcjelljen më të plotë të mbiçmimit të kursit të këmbimit, ngadalësimin e inflacionit në vendet partnere, si dhe efektin e goditjeve të ofertës në çmimet bujqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172