INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me koncesionet? Qeveria do ''ngrijë'' kontratat

Ç’po ndodh me koncesionet? Qeveria do ''ngrijë'' kontratat

Publikuar më: 15:20 24-01-2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të “ngrihen” të gjitha kontratat e HEC-eve që nuk janë operative. Balluku tha në një deklaratë se momentalisht vetëm 96 kontrata janë operative.

"Vetëm 96 kontrata për HEC-et të dhëna në vend janë operative. Jam këtu për të njoftuar nisjen e një procesi skanimi për dokumentacionin e çdo subjekti të licensuar”, deklaroi Balluku.
Ajo u shpreh më tej se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të bashkëpunojë me atë të Mjedisit, për të mos lejuar përsëritjen e situatave të këtij lloji. Ajo tha se sëbashku me Ministrin, Blendi Klosi do të trajtohet edhe rasti i Gramshit, me synimin për të zhvilluar një platformë diskutimi me banorët.
Sikurse u bë e ditur pak ditë më parë, një HEC-e është planifikuar për t'u ndërtuar në Kanionin e Holtës. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223