INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me policinë rrugore? Nisin shkarkimet…

Ç’po ndodh me policinë rrugore? Nisin shkarkimet…

Publikuar më: 11:46 29-07-2016

Teksa është përuruar nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit, Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës mësohet se është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë Rrugore, Mit'hat Tola. Në vend të Tolës është emëruar Ardi Veliu. Askush në fakt nuk dha sqarime se përse ndodhi ky shkarkim dhe aktiviteti vazhdoi normalisht e Rama vlerësoi punën transformuese të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij është në lartësinë e policisë të vendeve të tjera të Europës.

“Policia i ngjan trupave simotra në Europën që po shkojmë. Respekt për skuadrën e ministrit të brendshëm, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në trysni të përditshme e ua kishte bërë ferr profesionin e tyre, sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor për vënien e policisë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve”, u shpreh Rama.
Kryeministri përfitoi nga aktiviteti që përmes emrit të Sajmir Tahirit të kritikonte opozitën.  Ai tha se akuzat e përditshme të PD janë kompliment, pasi vijnë si rrjedhojë e shtetbërjes që s’pranohet nga demokratët.
“Puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton edhe gjylet e përditshme të baltës së SHQUP-it që janë komplimenti më i mirë për punën e ministrit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kompliment që vjen nga ata që s’njohin shtet e shtet s’dinë të bëjnë. Teksa shohin sesi po bëhet shteti, s’dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të mbushin topat e baltës ndaj Policisë së Shtetit që është modeli për të gjithë”, tha Rama. 

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549