INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me sëmundjet seksuale të mbi 6 mijë kosovarëve, që bëjnë seks me djem…

Ç’po ndodh me sëmundjet seksuale të mbi 6 mijë kosovarëve, që bëjnë seks me djem…

Publikuar më: 11:14 28-07-2016

Diskriminohen mbi 6814 meshkujve kosovarë që i përkasin komunitetit MSM në Kosovë. MSM quhen meshkujt të cilët bëjnë seks edhe me meshkuj, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual.

Ky komunitet privohet nga e drejta bazike jetësore për marrjen e trajtimit shëndetësor. Ata refuzohen në secilën derë të institucioneve shëndetësore, jo vetëm të përjashtuar por edhe të trajtuar me agresivitet nga shoqëria kosovare. Sipas Hulumtimi të një program të Fondi Global të realizuar në Kosovë vlerësohet se madhësia e popullatës MSM është 6814 meshkuj që kanë marrëdhënie me meshkuj të tjerë, në mbarë Kosovën. Sipas gazetës Zëri, një numër i madh i tyre funksionon fshehurazi, e të tjerë kanë partnerë dhe bëjnë pagesa për këtë shërbim.

Hotelet, motelet, parqet e hapura, restorante, lokalet, rrugët, staconet e autobusëve, janë disa prej vendeve ku ushtrohet një dukuri e tillë.

Arbri nga CSGD – Qëndra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, tregon se kjo Qëndër ofron shërbime parandaluese për HIV për komunitetin MSM në Kosovë, si lubrifikantët, prezervativët, referimi, informatat tjera dhe testimi i shpejtë.

“Këto shërbimet i kemi prej vitit 2005, në formën më të mirë, ndërsa i kemi pasur edhe më herët më pak të sofistikuara. Interesimi është goxha i madh, sepse ne dalim edhe në terren dhe e gjejmë këtë komunitet, komunitetin MSM dhe i testojmë apo u japim informatat e nevojshme, momentalisht në gjashtë komunat kryesore dhe në disa të tjera më të vogla” tregon Arbri.

Sipas punonjësit të qëndrës, testimi është anonim deri në pikën kur as vetë ata që kanë HIV nuk e dinë për njëri tjetrin dhe vetëm 1 person në tërë Qendrën i njeh këta individë. Kur vjen puna tek mjekët dhe se si ata e trajtojnë këtë komunitet, Arbri thotë se ka ende punë për tu bërë.

“Janë disa infeksione të cilat për t’u trajtuar në mënyrë korrekte, do të duhej t’i tregohet mjekut orientimi seksual. Pasi që nuk dihet sesi mund të reagojë mjeku, nuk ndodh që pacienti të tregoj orientimin e vet seksual, prandaj edhe trajtimi nuk do te jetë adekuat. Kur flasim për HIV-in shërbimet janë të mira dhe mund të them se nuk ka diskriminim. Ne punojmë me disa mjekë profesionistë me të cilët kemi konsideruar se mund të kemi bashkëpunim dhe të kemi besim në ta” tregon Arbri.

Article Logic
Execution time: 0.0033621788024902