E kishit përfytyruar ndonjëherë reperin Stresi të dëgjojë Adele?
Ne jo, merreni me mend si duket kur këndon në sfond hitin “Hello”. Stresi ka postuar një video simpatike, e cila e parë nga fillimi në fund duket një lloj parodie me një njeri të moshuar që realisht nuk dimë se çfarë kërkon aty. Kjo ama nuk e ndalon videon që të na shkrijë së qeshuri. Por nuk mbaron me kaq. Ai ka bërë të ditur se do të nxjerrë një këngë të re, e cila me shmë gjasa do të jetë një diss i radhës, ku Arkimed Lushaj “do të flasë i fundit se si deti i nxorri mbeturinat në sipërfaqe”. Për ta përmbledhur, Stresi bën rap për “mbeturinat” dhe parodizon Adele. Asgjë që nuk shkon, apo jo…