INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh me ta?! Capital T thyen heshtjen për lidhjen me Adrola Dushin: Është e mrekullueshme…

Ç'po ndodh me ta?! Capital T thyen heshtjen për lidhjen me Adrola Dushin: Është e mrekullueshme…

Publikuar më: 12:31 18-06-2022

Adrola Dushi, e ftuar pak javë më parë te binjakët këndoi një pjesë nga hit-i i mikut të saj, Capital T, “U bo vonë”.

Momenti u bë viral në rrjetet social, ndërkohë që fansat vazhdojnë të komentojnë se mes tyre ka një romancë. I ftuar sonte në emisionin “Më lër të flas”, Capital T dëgjoi këtë pjesë dhe u habit kur vëllezërit Veshaj i thanë se është zëri i modeles.

E këndon mirë, por nuk e di kush, tha Capital-i, që më pas shpjegoj se me Adrolën ka një miqësi të mirë:

“E përshëndesim Adrolën! Nuk e di pse u bë gjithë ky tension, por me Adrolën jemi shokë shumë të mirë. Gjithë nëpër emisione ma përmendin vetëm Adrolën, Adrolën, Adrolën…jo se nuk e meriton se është e mrekullueshme, por ne jemi shokë”, tha reperi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758