Ish-partnerja e Stresit, Keisi zbuloi se nuk është divorcuar ende me reperin sepse asnjëri nuk ka qenë në Shqipëri dhe nuk ka qenë aq urgjente. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Keisi foli për distancën, jetesën ndryshe dhe lidhjen në moshë të re si arsye të ndarjes ndërsa shtoi se Stresi e ka mbështetur gjithmonë.
Ndonëse i ka ofruar që të ketë punën që ajo dëshiron në Shqipëri, Keisi ka refuzuar sepse nuk i pëlqen të jetë VIP pasi ka siklet nga kamerat. Sipas saj, fakti që ka qenë në lidhje me reperin nuk e bën që të jetë personazh VIP pasi nuk ka shfaqur asnjë talent.
“E kam njohur kur kam qenë 19 vjeçe. Mendoj se kam qenë shumë e vogël dhe nuk e kam ditur jetën publike, nuk e dija që ishte i famshëm, unë e dija si një njeri normal. Një shoqe më tha, a e di kush është? Kam qenë e re, kemi kaluar shumë sfida dhe kur bie dakord me gjërat që kanë ndodhur, ka respekt por nuk ecën gjërat. Në makinë e dëgjoj gjithmonë muzikën e tij.
Nuk jemi përshtatur për jetesën. Kur kam qenë e lidhur me Arkimedin, askush se dinte për lidhjen tonë. Edhe kur e morën vesh, më kanë ftuar në intervista por nuk kam pranuar. Unë nuk e kam konsideruar veten VIP asnjëherë. Më ka thënë dhe Arkimedi të bëj diçka që dua në Shqipëri, por kam shumë siklet kamerat”- tregoi Keisi.