Pjesëmarrja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dancing with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.
Tashmë prej disa kohësh, blogerja ka nisur angazhimet e saj profesionale duke mos u njohur vetëm si partnerja e Ledri Vulës. Por gjithsesi, në premierën e filmit të gjithë prisnin që çiftin e njohur në tapetin e kuq ta shihnin bashkë.
Por nuk ndodhi kështu, dhe shumë ndjekës nisën të aludojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Së fundmi lidhur me këtë gjë ka reaguar vetë Sara Hoxha me anë të një postimi që ka shpërndarë në Instagram. Ishte Maestro ai që shkroi se edhe ai është përbalur me pyetjet, që pse ishte pa partneren në premierë.
“U bë çështje pse unë kisha shkuar pa gruan në preimeirën e filmit, por kur pashë që për këtë çështje kisha bashkëvuajtëse u qetësova. Sara Hoxha, kur vjen pse erdhi? Kur s’vjen, pse s’erdhi?”, e duke etiketuar Sarën.
Më pas këtë story e ka bërë repost vetë Sara duke ironizuar të gjithë zërat.
"Vetëm kështu hallesh paçim Maestro”, shkroi ajo.