INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me të majtët? Ruçi i ''mbyll gojën'' Bashkim Finos

Ç’po ndodh me të majtët? Ruçi i ''mbyll gojën'' Bashkim Finos

Publikuar më: 10:58 15-11-2018

Që në nisje të seancës parlamentare ka ndodhur një incident. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka lejuar të flasë deputeti i PS, Bashkim Fino. Ky i fundit ka kërkuar fjalën, ndërsa Ruçi refuzoi t'ja jepte, pasi kishte mbaruar diskutimi për projektligjin 'Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”. Për këtë projektligj më parë foli deputeti Ervin Bushati. 

Dialogu Ruçi-Fino:
Ruçi: Zoti Fino doni të thoni diçka?
Fino: Po dua të flas për projektligjin.
Ruçi; Jo u mbyll kjo
Fino: Po ai pse foli ( bëhet fjalë për Ervin Bushatin)
Ruçi: Ai foli në emër të grupit. U mbyll tani, je jashtë rregullores.

Article Logic
Execution time: 0.0029149055480957