Presidenti i SHBA, Donald Trump ka anulluar një vizitë të planifikuar në Britaninë e Madhe, ku dhe pritej të hapej një Ambasadë e re Amerikane në Londër.
Në një postim në Twitter, Presidenti amerikan tha se ai nuk ishte ndonjë “adhurues i madh” i ambasadës, e cila po zhvendosej nga Mayfair në Londrën jugore, duke thënë se kjo kishte qënë "një ide e keqe”. Ai bëri dhe një batutë kur tha se trualli i mëparshëm në Grosvenor Square ishite shitur për “kikirikë”. Kështu Trump fajësoi admninistratën e Barak Obama-s për shitjen ndoshta të ambasadës më të bukur dhe të pozicionuar më mirë në Londër, për ''kikirikë''.
Udhëtimi nuk përfshin vizitën e plotë shtetërore të ofruar nga Theresa May, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë. Presidenti amerikan Trump pranoi ftesën e Mbretëreshës për një vizitë zyrtare shtetërore kur Kryeministrja e takoi atë vitin e kaluar.