INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh mes dyshes?! U tha se Irina injoroi keq Kanye dhe nuk e donte, por e VËRTETA qëndron ndryshe!

Ç'po ndodh mes dyshes?! U tha se Irina injoroi keq Kanye dhe nuk e donte, por e VËRTETA qëndron ndryshe!

Publikuar më: 18:25 19-07-2021

Prej kohësh tashmë përflitet për një lidhje dashurie mes Kanye West dhe Irina Shayk, madje dyshja u fotografuan së bashku disa herë.

Po u tha se pamjet e dala duket se nuk i kanë pëlqyer fare modeles dhe se ajo kishte vendosur të mos takohet më me reperin pasi nuk është e interesuar të ketë lidhje me të.

Sipas burimeve të ‘’Page Six’’ romanca përfundoi pasi Irina nuk e sheh më shumë se mik Kanyen.
Sipas të njëjtave burime, Kanye ka shprehur interesimin të shoqërojë modelen në një sfilatë mode në Paris, por ajo e ka refuzuar.

‘’Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte edhe një muaj tjetër me lajme që flisnin për lidhjen e tyre’’, thanë burime pranë modeles. 

Mirëpo, ky lajm nuk paska qenë aspak i vërtetë pasi burime të afërta me çiftin kanë thënë për TMZ-në se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë.

West dhe Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045