INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë? Haradinaj fton për vizitë homologen e tij serbe

Ç’po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë? Haradinaj fton për vizitë homologen e tij serbe

Publikuar më: 09:33 06-03-2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar homologia e tij serbe, Ana Bërnabic, për të qenë në Prishtinë në fillim të prillit, bashkë me krerët e qeverive të shteteve të rajonit. Ai synon të organizojë në Kosovë një takim të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohej procesi eurointegrues.

Midis miqve synon të ketë edhe komisarin e Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, shkruan “Koha Ditore”.
“E kisha kërkuar dakordësinën tuaj që në fillim të prillit të ftoj kryeministrin e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pastaj shpresoj të Kroacisë e të Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, por besoj kjo pak e vështirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Ka gati dy dekada prej kur është çliruar Kosova dhe deri tash asnjë kryeministër serb nuk ka qenë në Kosovë me ftesë të autoriteteve të larta shtetërore.

Article Logic
Execution time: 0.0030601024627686