Dy partitë aleate, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë përgatitur kërkesën për shtyrjen e regjistrimit të koalicionit në KQZ. Kërkesa është hartuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.
Afati zyrtar për regjistrimin e koalicioneve në KQZ në fakt përfundon sot në mesnatë.