INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh mes tyre?! Ola i bëri dedikimin e bukur, por Murati ia la SEEN!

Ç’po ndodh mes tyre?! Ola i bëri dedikimin e bukur, por Murati ia la SEEN!

Publikuar më: 11:26 19-06-2021

Rreth një muaj më parë Murati dhe Ola dolën çift nga “Përputhen”. Murati i tha Olës të bënte valixhen gati, pasi do shkonin në Turqi për t’u njohur me familjen e tij.

Mirëpo, çfarë ka ndodhur? Që pas daljes nga programi, dyshja nuk janë parë askund në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ola është parë duke shijuar pushimet, por pa Muratin.

Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë çfarë ka ndodhur mes tyre dhe me udhëtimin për në Turqi, por si Ola, ashtu dhe Murati nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Kjo i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se ata të dy nuk janë bashkë.

 

Megjithatë, Ola ka zgjedhur t’i japë fund këtyre zërave, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar një foto në Instastory nga puna e Muratit, duke shkruar krah saj “Ku je bebushi?”. Në këtë mënyrë ajo u ka dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të fansave.

Mirëpo si reagoi Murati?!

Ai nuk u bë i “gjallë” në rrjete sociale, duke ia lënë SEEN Olën dedikimin e bukur që i bëri. Pyetja që po na mundon neve dhe fansave është: “Ç’po ndodh mes dyshes?!”

Disa e mendojnë se ka qenë vetëm lojë, por ne ende presim që t’i shohim bashkë të dy sa më shpejt. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002