INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh? Në ‘dramën’ mes Sarës dhe Dafinës, sapo u përfshi edhe Melinda Ademi: Ti nuk je...

Ç’po ndodh? Në ‘dramën’ mes Sarës dhe Dafinës, sapo u përfshi edhe Melinda Ademi: Ti nuk je...

Publikuar më: 12:30 10-10-2023

Vetëm pak ditë më parë, pas një interviste të Sara Hoxhës, u rindez sërish drama mes saj dhe Dafina Zeqirit. Kjo situatë duket se ka përfshirë edhe personazhe të tjerë të showbiz-it të cilët po tregojnë qëndrimet e tyre.

Një prej tyre është edhe Melinda Ademi, e cila ka reaguar në një postim të bërë në ‘Threads’ nga Dafina ku ajo shkruan:

“Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”.

Kaq ka mjaftuar që Melinda t’i vërtetojë të kundërtën Dafinës, duke iu kthyer: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e kllounit.

Jo rastësisht, ky koment duket se vjen në ditët ‘më të nxehta’ të përplasjes mes vajzave, e Melinda e tregoi se anën e kujt ‘mban’ në këtë histori.

Sara, në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë, mirëpo Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

 -640-0-sed-582.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024819374084473