Për pesë orë janë bllokuar 8 autobusë me pasagjerë të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës.
Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre.
Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta. .
Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë shkruan Shqiptarja.com thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës.