INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh në seancën e Shullazit? Flasin dëshmimtarët “VIP”

Ç’po ndodh në seancën e Shullazit? Flasin dëshmimtarët “VIP”

Publikuar më: 09:38 10-10-2017

Seanca gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për çështjen Shullazi kanë shkuar dëshmimtarët e ashtëquajtur VIP. I pranishëm në seancë është dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe mësohet se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk e kupton pse është thirrur për të dëshmuar, duke shtuar se për këtë çështje në fakt duhet të thirret ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, është larguar nga seanca pa dëshmuar.

Ndërkohë, në gjyq aktualisht janë dhe ish-ministri Saimir Tahiri, Kreu i policisë, Haki Çako dhe deputeti Shezai Rrokaj, të cilë pritet të dëshmojnë mbi këtë çështje. Ndërsa ende nuk i janë përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Mynyr Koni, Klodeta Dibra dhe Majlinda Keta. Në prill 2016, ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.
Shullazi mbahet në qeli ndërsa veç dyshimeve për kërcënim të akademikut Koni, aktualisht Rektor i UT.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605