INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh në Shqipëri? Mbyllen shkollat, shtohen burgjet

Ç’po ndodh në Shqipëri? Mbyllen shkollat, shtohen burgjet

Publikuar më: 08:19 26-10-2018

Shqipëria me plakjen e popullisë dhe me braktisjen e vendit nga të rinjtë nëse vazhdon me këto rritme do të ketë pas një dekade më shumë burgje se shkolla. Sipas INSTAT, për periudhën 2013-2018 në të gjithë vendin janë mbyllur rreth 136 shkolla të ciklit të ulët dhe atij të mesëm. 1976 shkolla që ishin në vitin 2013, këtë vit numri total i shkollave në Shqipëri ra në 1840. Mos flasim pastaj për mbylljn e universiteteve publike dhe dhjetrave profileve nëpër rrethe.

Por për të njëtën periudhë, Shqipëria ka shtuar burgjet. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, në pesë vitet e fundit në Shqipëri janë hapur 3 burgje të reja. Paralelisht gjatë kësaj kohe janë rikonstruktuar edhe disa nga burgjet ekzistuese duke zgjeruar kapacitetin e tyre.
Mbyllja e shkollave është e lidhur me pakësimin e vazhdueshëm të popullisë. Sipas të dhënave zyrtare popullsis e Shqipërisë ka ardhur në tkurrje gjatë viteve të fundit si pasojë e rënies drastike të lindjeve dhe emigrimit masiv.
Vitin e kaluar numri i lindjeve të reja shënoi nivelin më të ulët në 100 vjet, që nga koha kur shteti shqiptar nisi të mbajë regjistrat e gjendjes civile. Paralelisht mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, vazhdojnë të emigrojnë jashtë duke bërë që të bjerë në mënyrë drastike numri i fëmijëve që shkojnë në shkolla. Tendenca për emigrim vazhdon të jetë e lartë. Edhe një studim i publikuar dy ditë raportoi se 52% e shqiptarëve po mendojnë të largohen nga vendi, çka përbën ndër normat më te larta në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0060701370239258