Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj u kthyen përsëri në qendër të vëmendjes, pasi u shfaqën për herë të parë krah njëri-tjetrin që prej përfundimit të “Big Brother Vip.” Megjithatë, përveç faktit se Semi ka pranuar të jetë e ftuara e radhës së emisionin e Donaldit, dyshja kanë bërë edhe një veprim tjetër duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar.
Në një kontroll në llogaritë e tyre personale në Instagram, vihet re se dyshja tashmë kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin me profilet e tyre të rrjetit social.