Ky sezon i dytë i emisionit të argëtimit në Top Channël “Shiko kush Luan” vijon ende të ketë surpriza. Kësaj here bëhet fjalë për një ndryshim që ka ndodhur në program e që pritet të reflektohet në transmetimin e puntatës së tretë, të shtunën e 13 tetorit. Në një video promovuese publikuar në rrjetin social Instagram nga autorja dhe prezantuesja e emisionit, Luana Vjollca, shihet se në një fragment sekondi në emision shfaqet këngëtarja Filloreta Raçi- e njohur si Fifi- teksa këndon pranë bandës muzikore.
Ndërkohë që nuk shfaqet në asnjë moment këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, shkruan bordo.al e cila ishte e përzgjedhura e këtij sezoni për të kënduar në momente të ndryshme përgjatë emisionit.
Në fakt duhet thënë se mungesa e Fifit këtë sezon- e përzgjedhur si këngëtarja e emisionit gjatë sezonit të parë- i ra në sy teleshikuesve që në nisje të emisionit të cilët aluduan për ndonjë zënkë mesproduksionit dhe këngëtares, e cila sqaroi më pas se largimi i saj lidhej thjesht me përfundimin e kontratës që ajo kishte me Top Channel, kontratë e cila këtë sezon ishte nënshkruan me këngëtaren e njohur shqitare Marsela Çibukaj.
Kjo e fundit është pjesë e një sërë emisionet që transmetohen në Top dhe nuk dihet nëse Marsela është larguar përfundimisht nga ky emision apo mungesa e saj është thjesht në këtë puntatë. Kjo mbetet për t’u parë në vijim…