Janë arrestuar 14 persona në Shkodër pasi akuzohen se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.
Mësohet se dhjetëra forca policie nga Tirana, RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë zbarkuar në Shkodër që në orët e para të mëngjes, duke ekzekutuar urdhrat e arrestimit.
Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16 shtetas, por ky numër parashikohet të rritet.
Arrestimet janë bërë në pika të ndryshme të qytetit, ndërsa aksion vazhdon ende.
Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.
Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.