INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’pritet të ndodhë në koncertin 'Alpha Show' të Noizy-t? Stresi bën paralajmërimin: Kini durim!

Ç’pritet të ndodhë në koncertin 'Alpha Show' të Noizy-t? Stresi bën paralajmërimin: Kini durim!

Publikuar më: 18:31 14-08-2022

Sot mbahet koncerti i reperit të njohur Noizy, ku të ftuar janë gjithashtu edhe shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj.

Artisti i fundit që u zbulua ishte pikërisht Stresi dhe kjo në fakt mezi pritej nga fansat, që pas rregullimit të marrëdhënies mes tyre.

Mirëpo, Stresi ka bërë një paralajmërim pak orë para se të nisë “Alpha Show”.

Ai shkruan se të gjithë fansat duhet të presin deri në fund pasi do të “tronditet” e gjithë skena.

“Kini durim deri në fund sepse gjithcka do tronditet nga fundi me besoni. Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë e vulosin mbrëmjen”, shkruan Stresi në Instagram Stories.

298951251_795194101620338_771193037185340328_n.jpg

Moderatorja: Stresin pse nuk e ke ftuar? Se ju edhe jeni pajtuar

Noizy: Kush tha

Moderatorja: E ke ftuar?

Noizy: Nuk e di të shohim, mund të jetë një surprizë

Nga ana tjetër, Noizy sqaroi edhe prishjen e miqësisë me Mozzik si dhe fshirjen e këngës së tyre nga Youtube.

“Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë”, tha Noizy.

A u bë shkak Loredana?

“Jo nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekte”, shtoi Noizy.

Article Logic
Execution time: 0.0031921863555908