INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ça tha ai veshgjati?''/ Studentët e ngujuar flasin me Ramën në telefon, fyerje dhe batuta: Jo të ngujoheni, por edhe sikur...[VIDEO]

''Ça tha ai veshgjati?''/ Studentët e ngujuar flasin me Ramën në telefon, fyerje dhe batuta: Jo të ngujoheni, por edhe sikur...[VIDEO]

Publikuar më: 19:48 17-01-2019

Ndërkohë që janë ngujuar në Universitet një grup studentësh kanë telefonuar kryeministrin Rama, i cili iu është përgjigjur. Rama ka biseduar edhe arsyet se përse ata janë ngujuar dhe se çfarë po kërkojnë.

Pjesë nga biseda e Ramës me studentët:

Rama: A sa e madhe aaa.

Studentja: Po argëtoheni?

Rama: Ça tha ai veshëgjati?

Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.

Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?

Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.

Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?

Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?

Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje. Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?

Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?

Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.

Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.

Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…

Rama: Si të doni…

Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.

Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?

Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…

Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?

Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.

Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?

Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.

Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..

Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…

Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…

Rama: Nuk përgjysmohen.

(Rama mbyll telefonin)/ Video e publikuar nga "Dritare me Rudinën"

Studentët marrin në telefon Ramën. Ja biseda mes tyre! from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713