INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Caitlyn Jenner ndryshon përsëri preferencat seksuale!

Caitlyn Jenner ndryshon përsëri preferencat seksuale!

Publikuar më: 11:25 15-01-2016

Menduam se i kishim parë të gjitha, por me të duket se gjithçka është një dilemë e vazhdueshme.

Caitlyn Jenner i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me gratë. Në një trailer të sezonit të dytë të mini-dokumentarit që tashmë u kthye në një serial, “I Am Cait”, Caitlyn Jenner rrëfen se nuk e shikon më veten duke u frekuentuar me femra në të ardhmen. Deri tani ajo e kishte konsideruar veten “heteroseksuale” duke thënë se i pëlqenin femrat, megjithëse ajo vetë ishte një e tillë dhe nuk e kuptojmë se si mund të vetë-emërtohej heteroseksuale. Megjithatë tani duket se ka ndryshuar mendim, edhe pse në të kaluarën është shprehur shumë e rezervuar mbi martesat ndërmjet personave të të njëjtit seks. Ndoshta tani ka vendosur që të dalë me meshkuj, por nuk e dimë se si do e prezantonte veten në këtë pikë. Homoseksuale? Me shumë gjasa çdo lloj arsyetimi që do të sjellë këtë radhë, vështirë se do të ketë kuptim.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652