INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama thotë që në pranverë do hapë kufirin me Kosovën dhe i përgjigjet Metës për Cakajn: Ja pse e zgjodha si ministër të Jashtëm…[VIDEO]

Rama thotë që në pranverë do hapë kufirin me Kosovën dhe i përgjigjet Metës për Cakajn: Ja pse e zgjodha si ministër të Jashtëm…[VIDEO]

Publikuar më: 20:11 10-01-2019

Pas diskutimeve në Twitter “lufta” midis kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta ka filluar ende pasi shefi i qeverisë e ka ‘’sulmuar’’ Kreun e Shtetit në një takim me ambasadorët, referuar çështjes së refuzimit të dekretit për të propozuarin e tij, Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme.

Rama gjatë një pritje me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri tha se Meta vazhdoi me avazin e tij të vjetër, duke pasur padyshim në mendje precedentin Lleshaj, që u krijua kur Kreu i Shtetit refuzoi ta dekretonte atë ministër të Brendshëm.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se i vjen keq për Cakajn, që “ka nisur punën e tij në ministri në një situatë të pazakonshme”.

“Balta e politikës shqiptare ka bërë prezantimin më të rrejshëm për të, para se ai të hap gojën. E kanë sulmuar integritetin e tij sepse është shumë i ri, se nuk i përket botës së tyre të vjetër, dhe se është shumë i pastër e s’kanë ku të kapen”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri gjithashtu shpjegoi edhe pse ai zgjodhi të ulë një 28-vjeçar si Cakaj në karrigen e Kryediplomatit shqiptar, duke thënë: “Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë”.

“Caka prej kohësh punon me madhe tani si zv. ministër. Ai kurrë nuk ma shprehur asgjë kundër politikës sonë të jashtme, dhe kush e thotë këtë është keqdashës. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund t’ua përkthej këtë fjalën maskarallëk”, deklaroi Rama.

Kryeministri gjithashtu ka informuar sot diplomatët e vendeve të huaja të akredituar në Shqipëri, për vendimin e qeverisë së tij për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Rama kërkoi nga diplomatët të mos shtrembërojnë domethënien e këtij akti, duke shpjeguar se gjithçka do jetë e bazuar në modelin Shengen.

Kreu i qeverisë tha se të njëjtën gjë planifikon të bëjë edhe me Maqedoninë e Malin e Zi.

“Ne jemi përgatitur dhe në pranverë do të hapim kufirin me Kosovën. Por dëshiroj që askush të mos e shtrembërojë domethënien e këtij akti. Ajo që do të bëjmë është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin shengen, e kemi përkthyer nga fillimi deri në fund, dhe do të garantojmë të gjitha parametrat e sigurisë, për të garantuar lëvizjen e lirë. Qëllimi ynë është më shumë se kaq. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë me Maqedoninë. Një kufi sipas modelit Shengen. Të njëjtën gjë duam të bëmjë me Malin e Zi”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596