INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Cakaj”, Meta përgjigjet për Kosovën. Rama: Si dëshmitari X, çfarë marre

“Cakaj”, Meta përgjigjet për Kosovën. Rama: Si dëshmitari X, çfarë marre

Publikuar më: 17:16 10-01-2019

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Në një postim në “Twitter”, kreu i shtetit shprehet se: “Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”.

meta_twitter.PNG

 

Postimi i Metës erdhi pasi Rama e kishte cilësuar refuzimin e Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, jo vetëm antikushtetues, po edhe të turpshëm.

Ndërkohë s’ka vonuar shumë dhe shefi i qeverisë i është përgjigjur sërish Kreut të Shtetit për çështjen e mosdekretimit të Gent Cakajt.

Sipas Ramës, Presidenti po nëpërkëmb një djalë që është më i zgjuar, madje e krahason përgjigjen e Metës me deklaratat e “Dëshmitarit X”, referuar këtu rastit “Babale” që u kthye në një “telenovelë” për politikën shqiptare.

 

edi_rama_twitter.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0051720142364502