INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cakaj: S’ka shtyrje. Ministri i Jashtëm pret hapjen e negociatave me BE

Cakaj: S’ka shtyrje. Ministri i Jashtëm pret hapjen e negociatave me BE

Publikuar më: 14:58 12-03-2019

Megjithëse Shqipëria ka hyrë në një krizë politike, mazhoranca qeverisëse mendon se nga mbledhja e qershorit e këshillit të ministrave në Bruksel, do të kemi dritë jeshile për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Detajet se ku bazohet ky optimizëm i dha ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

“Vendimi i këshillit thelbësor. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e negociatave. Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet më të larta të gjyqësorit. Shqipëria kontribut të çmuar në rajon. Shqipëria vepron në përputhshmëri të plotë me parimet dhe politikat e jashtme të BE. Shqipëria ka pasur mbështetjen absolute më tepër se të 25 vendeve anëtare për të hapur negociatat. Shqipëria sukses në 5 prioritetet kyçe. Vlera e takimeve të screening më shumë se teknike. Lufta kundër korrupsionit ka vazhduar të shënojë suksese të mëtejshme. Jemi besimplotë se rekomandimi i komisionit për hapjen e negociatave do të jetë pozitiv”, tha Gent Cakaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762