INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cakaj ‘shkund’ ambasadat shqiptare në botë. Ja çfarë i ka bërë diplomatëve

Cakaj ‘shkund’ ambasadat shqiptare në botë. Ja çfarë i ka bërë diplomatëve

Publikuar më: 14:39 05-06-2019

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkundur ambasadat shqiptare në botë. Ai njoftoi se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen. “Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci,” u shpreh Cakaj në konferencën për gazetarët.

Por largimet nuk ndalen me kaq. Ai njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë. “Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve”, deklaroi ai.

Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme. “Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme”, deklaroi ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0027289390563965