INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çako: Të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend pa kanabis [VIDEO]

Çako: Të gjithë bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend pa kanabis [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 02-07-2017

Polica e Shtetit ka shpërndarë një video ku tregon se po vijon aksioni masiv antikanabis në gjithë territorin e vendit. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky I fundit inspektoi grupet e kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës, ndërsa foli për objektivin për ta bërë zero këtë fenomen. “Ashtu sikurse mbyllëm me sukses procesin zgjedhor, do të duhet të mbyllim edhe prioritetin e luftës kundër kanabisit. Unë erdha për t'ju falenderuar dhe për t'ju inkurajuar për punën tuaj. Jeni në vëmendjen dhe vlerësimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në mënyrë të veçantë, për punën tuaj, pasi ai ka vlerësuar gjithmonë kontributin e Policisë, dhe kjo që bëni ju është ajo që duhet të bëjmë për të gjithë shqiptarët. Besoj që keni qenë në kontakt edhe me banorët, edhe me ata që jetojnë dhe punojnë në këtë zonë. Përcilluni atyre mesazhin se jemi që të gjithë bashkë për të njëjtin qëllim, pikërisht për ta bërë Shqipërinë një vend pa kanabis. Nuk mund të ekzistojë më si fenomen”-tha Çako. Policia e Shtetit njofton se operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti po vijon me rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Po kryhen kontrolle edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës. Janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit dhe gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Article Logic
Execution time: 0.0028481483459473