Është caktuar gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, data për zgjedhjet vendore për kreun e LSI-së.
Luan Rama ka njoftuar gjatë konferencës për media se zgjedhjet do të mbahen ditën e dielë në datën 6 nëntor 2016, ndërsa 30 shtatori është data përfundimtare për paraqitjen e kandidaturave. Kreu aktual i LSI, Ilir Meta ka konfirmuar kandidaturën e tij ndërsa në garë për kreun e LSI-së është edhe pedagogu Shezai Rrokaj.
“Zgjedhjet do të mbahen ditën e dielë në 6 nëntor 2016 në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI duke respektuar parimin një anëtar një votë”, u shpreh Luan Rama.