INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Caktonte gjyqtarët që dëshironte, arrestohet kancelarja e Gjykatës së Durrësit

Caktonte gjyqtarët që dëshironte, arrestohet kancelarja e Gjykatës së Durrësit

Publikuar më: 19:07 17-05-2016

Pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria, është ndaluar dhe vendosur nën masen e sigurisë “arrest shtëpie”, kancelarja e Gjykatës së Durrësit, Suzana Mandia. Shkaku i arrestimit të saj mësohet të jetë se ajo manipulonte gjyqtarët që dëshironte, kundrejt një shume parash prej gjyqtarëve edhe prej vetë palëve në gjyq. Këtë veprim të kundraligjshëm ajo e ka kryer në disa proçese gjyqësore, duke caktuar gjyqtarët që dëshironte. Pritet që të ketë edhe arrestime në radhët e gjyqtarëve, ndërkohë në orët në vijim policia do të zbardhë më shumë detaje rreth këtij arrestimi.

Pak orë, pasi Gjykata e Durrësit, ka dhënë verdiktin e saj, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkarkuar nga detyra, kancelaren e Apelit në Durrës. 

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557