INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Call center, frika e shqiptarëve nga largimi i kompanive italiane. A ka zgjidhje? [FOTO]

Call center, frika e shqiptarëve nga largimi i kompanive italiane. A ka zgjidhje? [FOTO]

Publikuar më: 13:42 02-12-2016

Disa ditë, pasi Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e aktiviteteve të Call Center në terriroret jashtë Bashkimit Europian, që dhe pritet të të miratohet me 6 dhjetor në Senatin italian janë alarmuar jo vetëm punonjësit e këtij sektori në vendin tone, por dhe vetë qeveria. E për këtë arsye mësohet se qeveria shqiptare sëbashku me kompanitë Call Center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë kanë rënë dakord për të dalin me një shkresë të përbashkët për rrugët që do të ndiqen për të lobuar pranë qeverisë italiane dhe do ti nisin e një letër e Ambasadës italiane në Tiranë.

Gjatë takimit me një grup sipërmarrësish, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.
Klosi tha: "Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Vlerësojmë punën e 804 kompanive tuaja, ku punojnë 25 mijë shqiptarë. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive".
 
Ndërsa Ministrja e Ekonomisë,  deklaroi se pas takimit të sotëm do t'i dërgohet urgjentisht qeverisë italiane qëndrimi dhe të negociohet.
“Do të veprojmë përpara se ligji të shkojë në Senat. I kemi kërkuar ambasadës që të kontaktojë me Ministrinë e Punës në Itali. Takimi i sotëm është për të bërë të mundur një qendrim të përbashkët me qeverinë italiane,” tha Milva Ekonomi.
Në vendin tonë ushtrojnë aktivitet 847 biznese Call Center me 25 mijë të punësuar të deklaruar të cilët nëse ligji miratohet do të mbeten në rrugë të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.13653016090393