INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Calvin Harris gjen përsëri dashurinë! [FOTO]

Calvin Harris gjen përsëri dashurinë! [FOTO]

Publikuar më: 19:14 18-07-2016

Ndërkohë që ka nisur një luftë e vërtetë mes Kim Kardashian, Kanye West dhe Taylor Swift, ai që duket më i qetë është Calvin Harris. Për më tepër Dj dhe producenti i njohur, mesa duket nuk u ndahet dot këngëtareve pasi ka gjetur përsëri dashurinë që pas ndarjes nga Taylor Swift në muajin qershor. Sipas Mirror, Calvin po shoqërohet me këngëtaren Tinashe, ata janë parë disa herë bashkë javët e fundit, madje edhe duke darkuar. Harris dhe Tinashe kanë bashkëpunuar më parë në vitin 2014, dhe që atëherë nuk i kanë humbur kontaktet. Epo tingëllon sikur kjo marrëdhënie po shkon në drejtimin e duhur. Le të themi se kjo nuk është java e Swift...

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504